Rasti Almiri: Apeli hedh poshtë kërkesën e familjes Aliu

Alsat nga burime brenda Gjykatës së Apelit mëson zyrtarisht se kërkesa e familjes së Almir Aliut për delegimin e lëndës nga Gjykata Themelore e Kumanovës në Gjykatën Penale të Shkupit nuk është pranuar. Sipas arsyetimit të Apelit, një delegim të tillë nuk e mundëson Ligji mbi Procedurën Penale për arsye se pala mbrojtëse dhe pala akuzuar nuk kanë të drejtë të kërkojnë delegim. Arsyetimi i njëjtë është dhënë edhe në mendimin e Prokurorisë së Lartë e cila duke u thirru në nenin 27 të Procedurës Penale konstaton se kërkesa për delegim nuk ka bazë. Seanca e radhës për rastin e Almir Aliut është thirrur më 16 maj, por e njëjta mund të anulohet për arsye te angazhimit të avokatëve në raste tjera. /Alsat/

Marketing
Marketing