Mbrëmë në Ohër, polica me urdhër të Prokurorisë Publike ka konfiskuar një moto skaf dhe objekte tjera, në lidhje me rastin “Haraçi”, njofton “MKD”.

Më herët portali “Skopje1” duke u thirrur në burimet e MPB-së njoftoi se janë konfiskuar edhe automjete tjera të cilat janë vendosur në “Kazermën” e Ohrit dhe do të qëndrojnë deri në përfundimin e hetimeve për të cilën janë përfshirë.

Bëhet fjalë për hetimin e rastit “Haraçi” ku i dyshuar është Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Mileski-Kiçec për zhvatje të parave nga biznesmenët.