Rasti Ivanoviq, Serbia ankohet përsëri për Kosovën

Autoritetet e Serbisë, kanë kërkuar nga Kosova që ta gjejnë vrasësin e Oliver Ivanoviqit.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar sot pas deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë se vrasësi i Oliver Ivanoviqit gjendet në Serbi.

Në një konferencë për media, Gjuriq i ka bërë thirrje presidentit Thaçi që të ofrojë dëshmi konkrete për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe jo siç ka thënë ai, lajme të rreme dhe provokime.

Gjuriq po ashtu në këtë konferencë ka thënë se Kosova nuk ka dëshmi mirëpo sipas tij, pavarësisht kësaj, presidenti Thaçi ka thënë se vrasësi i Ivanoviqit gjendet në Beograd.

“Unë kujtoj se Prishtina për gati një vit refuzoi të bashkëpunojë në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe se ajo nuk pranoi të ndante me organet tona hetimore informacion që mund të çonte në sqarimin e atij krimi”, tha Gjuriq në këtë konferencë, transmeton më tutje lajmi.net.

Sipas tij, Kosova vrasjen e Oliver Ivanoviqit në mënyrë të turpshme po e përdor për qëllime politike dhe propagandistike.

Gjuriq më tutje ka thënë se ky veprim i autoriteteve kosovare çon në dyshim se autorët e këtij krimi janë në Prishtinë dhe jo në Beograd.

E në lidhje me deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar edhe presidenti serb, Alekandër Vuçiq.

Ai është shprehur se nevojitën vetëm emrat dhe menjëherë ata persona do të arrestohen.

Vuçiq është shprehur se nuk kanë nevojë për prova të forta, por thjesht prova të vogla që të kenë mundësi të operojnë në arrestimin e të dyshuarve.

“Ne do t’i arrestojmë ata, ju vetëm thoni emrat”, është shprehur Vuçiq.

“Si një person që udhëheq shtetin, duhet të thoni emrat e vrasësve dhe bashkëpunëtorëve dhe të mos shpikni diçka”, tha Vuçiq dhe përsëriti se vrasësit do të arrestoheshin në qoftë se do të ishin në Beograd.

Vuçiq është shprehur se shteti i Serbisë nuk është i përfshirë madje i vije turp kur dëgjon këso akuzash.

“Ata që thonë se shteti i Serbisë është i përfshirë në çdo mënyrë, më vjen trup,”, tha Vuçiq.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq ishte varë më 16 janar të këtij viti para zyrës së tij në Mitrovicë.

evn