Rasti “Monstra”: U dëgjuan 25 përgjime – seanca e radhës më 4 tetor

Pas dëgjimit të 25 përgjimeve ,seanca e radhës për rastin “Monstra ”respektivisht vrasjes së pesfishtë në Liqenin e Smillkovës,është caktuar për më 4 tetorë. Të gjitha bisedat që u dëgjuan sot janë bërë pas vrasjes së pesëfisht , ku dolën në pah komunikimet ndërmjet ish Kryeministrit Nikolla Gruevski, ish Ministrave Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Blerim Bexheti, ish shefit të Dsk-së Sasho MIjallkov, Orce Kamçevit, Llatasit dhe të tjerëve. Prokurorja Fatime Fetai tha se në zbulimin e dëshmive të reja të ish-speciales u kuptua mjaft.
“Ajo çfarë duhej të dëgjohet u dëgjuan. Kush janë njerëzit që flasin në ato biseda. Koha e saktë kur janë zhvilluar ato biseda. Përmbajtjen e tyre e keni të qartë. Të gjithë ishit prezentë në sallën e gjyqit. Analizë të çdo prove, duke përfshirë këtu edhe bisedat që i dëgjuam sot do të ketë në fjalën përfundimtare. Deri atëherë duhet të keni durim – THA Fatime Fetai, prokurore.
Sipas avokates të palës së dëmtuar, “Bombat” nuk kanë nxjerr në pah ndonjë detaj të rëndësishëm përveç pazareve politike mes ministrave.
Diçka konkrete nuk ka, por është e çuditshme dhe ngritën pikëpyetje që kur janë arrestuar dy të dyshuarit në Kosovë, pse nuk u bë ekstradimi. Dëgjuat nga biseda e ish Ministres së brendshme Gordana Jankullovskes me ish Ministrin e Drejtësisë Blerim Bexhetin që të dërgohet kërkesa e ekstradimit tek autoritetet kosovare, por për ekstradimin do të merren vesh me kohë -tha Dafinka Ivanovska, avokate.
Nga pala mbrojtëse e të akuzuarve thonë se do të presin të gjitha bombat për të formuluar një përmbajtje të qartë se sa do të shërbejnë këto fakte për zbulimin e të vërtetës.
Unë do të prisja që t’i dëgjojmë të gjitha bombat, duke u bazuar në faktin se edhe Prokurori Publik deklaroi se janë në numër të madh dhe pastaj do të mund të japim komentet e duhura – u shpreh Asmir Alispahiq, avokat.
Kjo vonesë e shkurtër bëri që dy avokatët Naser Raufi dhe Asmir Alispahiq të dënohen nga trupi gjykues me nga 500 euro, për shkak të vonesës në seancën gjyqësore. Ndërkaq, seanca e sotme ishte ndryshe edhe për prokurorët, të cilët më nuk e kanë statusin special. Për dallim nga herët tjera Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski, erdhën në mënyrë modeste në gjykatë me një veturë tjetër të ish PSP-së, duke hyrë dhe dalë nga dera kryesore e gjykatës.

evn