Rasti “Rashkovski”, Ruskovska: Hetimi mund të zgjerohet!

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin me siguri do të kërkojë që të zgjatet paraburgimi për Dragi Rashkovskin, tha në emisionin “360 gradë” në Alsat shefja e kësaj Prokurorie, Villma Ruskovska. Sipas saj, përveç kësaj, nuk përjashtohet edhe mundësia që hetimi të zgjerohet.

Marketing

“Tani po mbledhim dokumentacion dhe po dëgjojmë dëshmitarë për blerjen e një softueri tjetër…nëse vlerësojmë se ai program është blerë në mënyrë të paligjshme, atëherë hetimi do të zgjerohet, brenda të njëjtit rast”, tha Ruskovska.

Marketing