Pasi u refuzua edhe kërkesa e katërt për përjashtimin e kryetares së këshillit gjyqësor Cvetanka Periq, në debatin e sotëm publik për ankesën për aktvendimin për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovskin për lëndën “Tanku”, Gruevski kërkoi përjashtim të këshillit gjyqësor dhe u.d. kryetarit të Gjykatës së Apelit për shkak të keqpërdorimeve në sistemin AKMIS.

Gruevski tha se gjatë pauzës ka lexuar në disa portale se janë bërë keqpërdorime të caktuara pa e respektuar sistemin AKMIS për sistemimin e lëndëve nëpër gjykata, në kuptimin e caktimit të gjykatësve të cilët do të gjykojnë në këtë lëndë.
“Ky këshill gjyqësor nga dje e deri më sot ka ndryshuar.

Kjo krijon dyshim se të gjithë juve ju bën të dëmtuar dhe për këtë arsye kërkoj përjashtimin e të gjithë juve dhe u.d. kryetarit të Gjykatës së Apelit”, tha Gruevski.
Pas kësaj u dha sërish pauzë, pas të cilës kërkesa e Gruevski u refuzua si e palejueshme.

Sipas gjykatëses Periq, sistemi AKMIS nuk mund të paraqet arsye për dëmtim të gjykatësve. Seanca vazhdoi me leximin e aktvendimit nga ana e gjykatësit raportues. Për shkak të vëllimit të lëndës kryetarja e këshillit gjyqësor tha se do ta ndërpresë debatin dhe do të caktojë datë tjetër për vazhdimin e seancës.