Rasti “Tarifa”, dëshmojnë tre dëshmitarë

Me dëshminë e tre të punësuarve në SHA ELEM sot u mbajt seanca për lëndën “Tarifa” në të cilën është i akuzuar ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik në vlerë prej rreth katër milionë eurove.

Marketing

Udhëheqësi për furnizime në SHA ELEM, Nikolla Stojanovski, në pyetje të mbrojtjes tha se sipas tij, sistemi, i cili është lëndë e gjykimit, për momentin nuk përdoret për shkak të faktorit njeri.

Ai u thirr vetëm për t’i konfirmuar nënshkrimet e njërës nga kontratat që iu parashtrua për kontroll.
Në gjykatë dëshmoi edhe Biljana Vasileva, e cila tani është e punësuar si këshilltare e drejtorit të përgjithshëm për punë juridike, ndërsa në kohën e furnizimit të softuerit ka qenë drejtoreshë për punë juridike, në të cilën pozitë kishte ardhur nga referente në ELEM, ku ndërkaq ishte vetëm një muaj e punësuar.

Marketing