Rasti “Titanik”, Kranlievski: Në tre banesa, mbi 100 votues

Me dëgjimin e dëshmitarit, Agron Kranlievski, të punësuar në stacionin policor në Resnjë, ka vazhduar gjykimi për parregullsitë zgjedhore në rastin “Titanik”. Në pyetje të prokurores, Lile Stefanova, dëshmitari tha se në vitin 2012 i kanë dhënë në detyrë të kontrollojë më shumë se 100 persona në tre adresa.

Marketing

“Në vitin 2012 mora prej 40 deri më 45 kërkesa për kontroll në adresë te Lupço Pop Gjoshev. Në tentimin e parë asnjë nuk u gjet në atë adresë. Pastaj tek Stanojkoviq në banesë mora kontrollin për 20 deri 25 persona, ndërsa tek Sandra Temellkovski, në rrugën Kole Nedelkovski kishte rreth 20-30 persona. Në tentimin e parë nuk u gjet askush”,- tha dëshmitari. Më pas nga eprorët më ishte dhënë urdhër që të bëhen edhe dy-tre tentime në adresat e njëjta, por sërish pa sukses.

“Në listën zgjedhore pashë 78 persona për të cilët kisha shkruar negativisht se nuk janë gjetur në adresën e banimit”,- tha dëshmitari.

Kranlievski potencoi se disa nga personat i kanë lënë të nënkuptojë se janë dërguar nga kryetari i komunës së Pustecit, Edmond Temellko. Avokati, Elenko Millanov, dhe e akuzuara, Gordana Jankullovska, u munduan të diskreditojnë dëshmitarin, duke aluduar në faktin se ai si i punësuar në MPB nuk ka pasur qasje deri tek lista zgjedhore dhe se qasja i është mundësuar në mënyrë tjetër. Seanca e radhës është caktuar për më 20 nëntor.

Marketing