Rasti ‘Treqind’, prezantohen dëshmitë me shkrim

Me prezentimin e dëshmive me shkrim në Gjykatën Penale vazhdoi seanca për lëndën “Treqind” të PPS-së, në të cilin i akuzuar është ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e MPB-së.

Marketing

Prokurori i PPS-së, Stevço Donev prezentoi dokumente zyrtare nga MPB, në mesin e së cilave vendime, raporte, njoftime për oferta për furnizimin e automjeteve, vendimin për zgjedhjen e ofertës më të volitshme…

Gjykatësja, Dobrilla Kacarska në maj të vitit të kaluar e gjykoi Popovskin me nëntë vjet dënim me burg për keqpërdorimin e detyrës zyrtare ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit e pezulloi aktgjykimin e shkallës së parë për rastin dhe e ktheu në rigjykim.

Sipas aktakuzës së PPS-së, Popovski nuk i ka respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro.

Marketing