Rasti “Zhvatja”, Rustemi: Dëshmova pa presion dhe frikë nga Janeva

Prokurori special Burim Rustemi për rreth tre orë dëshmoi për ‘Zhvatjen’ para shefes së Prokurorisë për Krim të Organizuar, Villma Ruskoska.

Marketing

Rustemi duke mos zbuluar detaje, tha se ka dhënë gjitha informacionet për rastin ‘Zhvatja’, por edhe lëndën ‘Banka Postare’ të PSP-së të cilën ai e drejton pas informacioneve se kinse Janeva ka urdhëruar që të ndërpres hetimin dhe të dyshuarit të mos shkojnë në burg.

Rustemi tha se ka dëshmuar në prokurori pa pasur frikën e Janevës e as presion nga askush tjetër.

“Nuk ndjeva ndikim në dhënien e dëshmisë sot, në të kundërtën do ta parqitja nëse dikush do të ndikonte se çfarë të them. U përgjigja në të gjitha pyetjet për të cilat interesohej prokuroja, dhashë gjitha informacionet për të cilat kishin nevojë, e thash të vërtetën dhe konsiderojë që dëshmia ime do të kontribuojë për zhvillimin e hetimit për ngjarjet rreth lëndës ‘Banka Postare’.” – tha prokurori special, Burim Rustemi.

Në favor të hetimit të ‘Zhvatjes’, Rustemi nuk deshi të komentojë mbledhjen e së hënës të prokurorëve specialë me shefen e tyre Katica Janeva, edhe përkundër informacioneve se kryeprokurorja speciale i ka këcënuar nëse nuk mbajnë anën e saj ndaj akuzave për ‘Zhvatje’.

Emri i Rustemit nuk është përmendur në ‘bombat’ e gazetës italiane, por atë e përmendi kolegia e tij Lile Stefanova, e cila në një deklaratë me shkrim tha se ajo dhe Rustemi kanë marrë urdhër nga Janeva të përgatisin raporte me shkrim për rastet ‘Perandoria’ dhe ‘Banka Postare’ me qëllim që të dyshuarit të pagujanë dëmin ndaj shtetit, lëndët të mbyllen dhe të dyshuarit mos të shkojnë në burg.

Pas prokurorit Rustemi, të martën para Ruskoskës do të dëshmojë, Katica Janeva. Deri më tani kanë dëshmuar prokuroret speciale Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska si dhe shefja e kabinetit të Janevës.

Marketing