Rasti”TNT”,gjykimi vazhdon më 17 Janar

Gjykimi për lëndën “TNT” për rrënimin e kompleksit “Cosmos” i investuesit Fiat Canovski do të vazhdojë më 17 janar të vitit 2020.

Marketing

Paraprakisht, Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për ndarjen e procedurës kundër të akuzuarit Toni Trajkovski dhe anëtarëve të Komisionit, si të pa bazë.Trajkovski nuk ishte i pranishëm në gjykimin e sotëm, për të cilin mbrojtësi i tij tha se është hospitalizuar në Klinikën për neurokirurgji.

Gjykatësi Ognen Stavrev informoi se ka marrë parashtresë nga avokati Jovica Strashevski se Toni Trajkovski mund të vijë në gjykim eventualisht sot pas orës 15 apo nesër.

Prokurori Burim Rustemi kërkoi ndarje të procedurës.

“Lidhur me situatën e sapokrijuar mendoj se janë plotësuar kushtet për ndarjen e procedurës për të akuzuarit Toni Trajkovski dhe anëtarët e komisionit, me të cilët së bashku i kanë bërë kundërvajtjet. Do të ishte absurde të ndahet procedura dhe të kthehet në fillim, kur e njëjta gjendet në fazë përfundimtare dhe i akuzuari Mile Janakievski tani më ka dhënë deklaratë para Gjykatës”, ka thënë Rustemi.

Mbrojtësi i Mile Janakieskit, avokati Elenko Milanov ka thënë se ndarja me formulim juridik që e kanë për momentin nuk mund ta bëhet për klientin e tij.

“Nuk mund të ketë aktvendim për nxitje dhe ndihmë të veprës pa aktvendim për kryerësin”, deklaroi Milanov.

I akuzuari Mile Janakievski ka thënë se nëse kërkohet vetëm koka e tij, le të ndahet procedura.

“Qëllimi i gjykimit është që të mësohet e vërteta. Nëse Toni Trajkovski, i cili është boshti i të gjitha ngjarjeve ndahet, nuk do të mësohet e vërteta”, ka thënë Janakievski.

Rastin e drejton gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi nga PTHP Kumanovë.

Në sallën gjyqësore ishin të pranishëm edhe të dëmtuarit Fiat Canovski dhe Ardijan Amzoski.

Për veprën akuzohen shumë persona, mes të cilëve ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa në mungesë gjykohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Marketing