Ratkoceri: Refuzoj vogëlsirat politike dhe përqafoj idetë e mëdha për Kryeministër shqiptar

“E pamundur është të rrish indiferent ndaj idesë së BDI-së për kryeministër shqiptar por edhe mos ta përkrahesh publikisht miken, Adelina Marku, që aq bukur, mirë, sakt e me guxim intelektual e kombëtar, me çmimin e keqkuptumit , idesë të ” kryeministrit shqiptar në Maqedoni i jep një Think big..

Marketing

Edhe unë i dua idetë e mëdha realiste ndërsa refuzojë vogëlsinë lypsare karshi tjerëve nga një pjesë e politikaneve e intelektualeve shqiptar.

BDI duhet kritikuar për shumë gjëra tjera duke e pas edhe të qartë se pse kjo erdhi në këtë kohë, por me këtë ide, kjo parti minimumi i zhvendosë shqiptarët nga “periferia e ideve patetike të çajtoreve”” në qendër të vendosjes strategjike..

Kuptoj shqetësimin e botes akademike e politike maqedonas por edhe të një pjese të shqiptarëve që thonë qe nuk.mjafton vetëm që të jetë shqiptar, sepse jo rrallë herë kjo parti ka ditur të na befasoj me emërime të personave te pa aftë e të pa ditur, por nuk.kuptoj ata shqiptar që duke shpikur argumente populiste për ta sulmuar BDI, sulmojnë edhe idenë.
Duhet ndare këto dy gjera.

Mbetemi.me shpresë që cili do lider shqiptar që fiton zgjedhjet e ardhshme në pres-konferencën e pas-zgjedhjeve të deklaroj “që nuk e di se si do te duket koalicioni qeveritar pas këtij rezultati, por e di se kush do jetë kryeministri i ardhshëm”.

P.s. Edhe ide për president koncesual, kryeparlamentar shqiptar, komandanti i UÇK-se ministër i Mbrojtjes…. fillimisht u sulmuan por u bë realitet…” – thotë Retkoceri