Raundi i dytë presidencial, Kasami do koordinohet me Selën e Rekën

Lëvizja BESA dje mbajti mbledhjen radhës të kryesisë qendrore ku temë diskutimi ishte analiza e rezultatit zgjedhor për rrethin e parë dhe rrethin e dytë zgjedhor.

Marketing

Pas analizës së bërë nga shtabi zgjedhor i udhëhequr nga nënkryetari i Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi u konstatua se edhe kundrejt vështirësive rezultati ka qenë i kënaqshëm.
Fillimisht Lëvizja BESA i falënderon të gjithë ata që dhanë mbështetje të fuqishme për konceptin e kandidatit të vetëm shqiptar prof. Blerim Rekën, i cili mori mbi 80 mijë vota. Në mënyrë të veçantë u vlerësuan kontributi dhe aktiviteti i shtabeve zgjedhore, por edhe i strukturave të Lëvizjes BESA.

Sa i takon raundit të dytë zgjedhor kryesia qendrore e Lëvizjes BESA e autorizoi kryetarin e saj Bilall Kasami që në koordinim me ASH dhe kandidatin për kryetar shteti prof. Blerim Reka të ndërtojnë qëndrim të përbashkët në lidhje me raundin e dytë zgjedhor që do mbahet me 5 maj e që do të bëhet i ditur për opinionin publik.

Marketing