Raundi i parë i zgjedhjeve korrekt dhe demokratik

Proces zgjedhor skandinav, paqësor, i drejtë dhe demokratik. Këto janë vlerësimet për zgjedhjet presidenciale të djeshme nga pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, nga organizatorët dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Vlerësimi paraprak i zgjedhjeve duhet të shpallet sot nga OSBE / ODIHR, si dhe Shoqata Qytetare MOST, e cila kishte numrin më të madh të vëzhguesve në procesin zgjedhor.

Marketing

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, mbrëmë vonë procesin zgjedhor e vlerësoi si  të pastër dhe të qetë. Është e rëndësishme, tha ai, se nuk kemi pasur kundërshtime serioze ndaj procesit zgjedhor nga pjesëmarrësit, por edhe nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe të huaj.

Dita e zgjedhjeve kaloi në atmosferë jashtëzakonisht të qetë, korrekte dhe demokratike. Patëm raund të parë të zgjedhjeve presidenciale të pastër kristal. Patëm zgjedhje skandinave, siç i ngjan një shteti, anëtar i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së, vlerësuan  mbrëmë nga shtabi zgjedhor i kandidatit presidencial, Stevo Pendarovski.

Në reagimin fillestar pas ditës së zgjedhjeve, nga shtabi i VMRO-DPMNE-së, theksuan se procesi zgjedhor ishte përgjithësisht i qetë dhe demokratik, por theksuan se ka pasur shkelje të caktuara.

Nga shtabi zgjedhor i kandidatit presidencial, Blerim Reka vlerësuan se zgjedhjet e sotme kanë kaluar në atmosferë korrekte dhe demokratike. Sipas tyre, brengos fakti që është e vogël përqindja e daljes në këto zgjedhje dhe kjo sipas tyre e konfirmon tezën e tyre se 1/4 e popullatës është shpërngulur nga Republika.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në pres konferencë pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale theksoi se  institucionet e Republikës së Maqedonisë Veriore treguan se munden që të organizojnë zgjedhje të qeta dhe demokratike siç i ka hije vendit që së shpejti do të bëhet anëtare e NATO-s dhe është në rrugën për anëtarësimin e BE-së.

Marketing