RDM: Me Pendarovskin të vazhdojmë së bashku përpara

RDM u bën thirrje qytetarëve, të dielën, më 5 maj, të dalin masivisht për të votuar dhe për ta mbështetur kandidatin presidencial, Stevo Pendarovski.

Marketing

Me zgjedhjen e Pendarovskit, zgjedhim stabilitet, prosperitet dhe perspektivë euro-atlantike për vendin tonë. Kjo është zgjedhja e duhur për rritje ekonomike dhe mirëqenie, demokraci, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut, sundimin e së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, drejtësisë sociale, mundësive të barabarta për të gjithë, solidaritetit, si dhe mbrojtjes së ambientit jetësor dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Me zgjedhjen e Pendarovskit, zgjedhim President i cili do të bashkojë dhe do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, religjioze apo politike.

Prandaj, më 5 maj, në atmosferë të drejtë dhe demokratike zgjedhore, të votojmë për Stevo Pendarovskin dhe të vazhdojmë së bashku përpara për jetë më cilësore të gjeneratave të tashme dhe të ardhshme!

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë

Marketing