Pas atmosferës së krijuar në opinion si rezultat i dukjes (ngjyrës) së fanellës së re të ekipit përfaqësues, presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini i drejtohet opinionit me këtë komunikatë zyrtare:

“Të dashur mbështetës të përfaqësueses së Maqedonisë,

Si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ndjej detyrim për t’iu drejtuar familjes futbollistike në lidhje me promovimin e fanellave të reja të ekipit përfaqësues për Kampionatin Evropian.

Fillimisht, shpreh keqardhje të sinqertë për reagimet negative që u nxitën nga ngjyra e fanellës së re. Ne jemi të vetëdijshëm se fanella e ekipit përfaqësues të vendit paraqet nder dhe ambicie për çdo futbollist që në moshë shumë të vogël.

Fanella e re u përgatit me gëzim të madh në kërkesë të futbollistëve. Ekipi kërkonte fanella të reja. Ne donim ta plotësojmë atë kërkesë.

Fatkeqësisht, mbështetja teknike në lidhje me ngjyrën e fanellës nuk është në pajtueshmëri me kërkesat e FFM-së.

Federata dhe shërbimet e FFM-së marrin përgjegjësinë e plotë për këtë zgjedhje, por gjithashtu do të këtkojmë përgjegjësi edhe nga partneri teknik.

Si president i federatës, unë marr përgjegjësinë time për pasojat e mundshme dhe njoftoj se në Kampionatin Evropian do të luajmë me fanellat aktuale.

Fakti që nuk kam ndikuar dhe kam pasur besim në punën e shërbimeve në FFM në krijimin e fanellës së re, nuk do të thotë se duhet të heshtim kur opinioni i gjerë shpreh mendimin e tij.

Unë këmbëngul që performanca në Kampionatin Evropian të mbahet mend për suksesin e mrekullueshëm që kemi bërë dhe të mos bie në hije nga gjëra që janë të lehta për t’u zgjidhur.

Për shkak të reagimeve ndaj ngjyrës së fanellës, ne si Federatë e Futbollit të Maqedonisë i kemi dërguar një letër UEFA-s, duke kërkuar që në ndeshjet e Kampionatit Evropian të paraqitemi me fanellat aktuale. Shpresoj që UEFA të tregojë mirëkuptim për kërkesën tonë dhe t’i përgjigjet pozitivisht asaj.

Me fanellën aktuale të ekipit përfaqësues ne kemi luajtur në Kampionatin Evropian për të rinjë në vitin 2017, me atë fanellë arritëm kualifikimin historik në EURO 2020 dhe me atë fanellë do të prezantohemi në kampionatin që po e presim me padurim.

Ju ftoj me një frymë pozitive t’i përcjellim heronjtë tanë për në Kampionatin Evropian. Mbështetja e tifozëve le të jetë erë në shpinën e tyre.

Muamed Sejdini

Kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë”.

Artikulli paraprakKroacia mbështetje të pa rezervë për Maqedoninë: Edhe ne kishim problem me Slloveninë, por kishim konsensus politik!
Artikulli tjetërRënia drastike e personave të rinj të infektuar, vaksinimi po bëhet në pajtim me Planin nacional për imunizim