Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në një konferencë për media, komisionieri Dimitris Avramopolus e dha lajmin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për lëvizje të lirë.

Ai u shpreh optimist se deri në fundin e vitit do të ketë lajme pozitive tjera për Kosovën.

Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave ka bërë bujë edhe në mediat e Serbisë, transmeton lajmi.net.

Tanjug, B92, Beta, Telegrafi dhe Blici serb kanë raportuar për lajmin e mirë që sot e ka marrë Kosova.

“Kosova merr dritën jeshile për vizat”,  “Kosova me rekomandim pozitiv për vizat”, ishin disa nga titujt e mediave serbe.

Ndryshe pikërisht sot në Bruksel vazhdoi dialogu ndërmjet presidentit Thaçi dhe Vuçiqit.