Lidhur me rastin e humbjes së jetës në mënyrë tragjike të vajzës 17 vjeçare nga Gostivari ka folur edhe kryeministri Zoran Zaev. Ai ka thënë se bëhet fjalë për një ngjarje të dhimbshme, ndërsa ka thënë se ata si qeveri po bëjnë përpjekje për të zgjidhur këtë situatë problematike.

“Është lajm i dhimbshëm kur dëgjon se humbet një jetë por, është çështje e komplikuar situata me qentë endacak për të cilët kërkohet përkujdesje me sipas ligjeve europiane. Ne si qeveri do të përpiqemi të ndryshojmë legjislativën në vend me qëllim të një zgjidhje më të mirë të kësaj problematike.

Për fat të keq, në Maqedoni ka edhe pak qendra për përkujdesjen e qenve endacak, andaj do përpiqemi që ta zgjidhim sa më mirë që është e mundur situatën me ato”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.