Reagimi i parë i Pirlo si trajner i Juventusit

Andrea Pirlo dëshiroi të falënderonte klubin e Juventusit dhe të përshëndeste të gjithë tifozët bardhezi pas emërimit të tij si trajner i “Zonjës së Vjetër”.

Marketing

“I lumtur dhe krenar që mora kaq shumë nderim nga Juventusi. Gati për këtë mundësi fantastike!”, ishte reagimi i ish-mesfushorit italian në Twitter.Një sfidë e re që ish-kampioni i Interit, Milanit dhe Juves është duke u përgatitur ta jetojë me entuziazëm dhe bindje, duke marrë përsipër drejtimin e një skuadre që mbylli një sezon me shumë dritëhije, ku sigurisht fitimi i titullit të nëntë radhazi nuk i përmbush pritshmëritë.

Humbja në finalen e Kupës së Italisë përballë Napolit e mbi të gjitha eliminimi nga Lyoni në Ligën e Kampionëve ishin notat e forta negative, që çuan në shkarkimin e Maurizio Sarrit.

Marketing