VMRO-ja ka lëshuar sot një komunikatë ku vlerëson se kryetari i nderit i partisë, Nikolla Gruevski është një viktimë e persekutimit politik dhe një “gjuetie shtrigash”.

“Këshilli Penal ripohoi se gjyqësori në vend është i politizuar dhe shërben për persekutim politik të të gjithë atyre që kundërshton politikat ‘antishtetërore’ të Zoran Zaevit. Demokracia dhe proceset demokratike në vend vetëm mund të ëndërrohen”, thuhet ndër të tjera në reagimin e VMRO-së.

Partia opozitare vlerëson se Maqedonia është gjunjëzuar dhe për këtë arsye kjo ‘dhunë politike dhe ekonomike’ e kryer nga LSDM duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur.