Reagon Driton Kuka: Kosova nuk ka veç futboll, klubet po shuhen

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka reaguar përmes rrjeteve sociale ka kërkuar që të rifillojnë stërvitjet edhe në sportet tjera dhe jo vetëm në futboll.

Marketing

Ai ka thënë se shumë klube po shuhen dhe ka kërkuar që menjëherë të veprohet pasi që mund të jetë shumë vonë.

Ky është reagimi i tij:

Me dhjetëra mijëra të rinj në Kosovë po prisnin 1 qershorin për rifillimin e stërvitjeve!

Ministrja Dumoshi e Kryetar i KOK Besim Hasani qysh sonte takim me Ministrin Vitia e IKSHP se klubet po shuhen,a e dini sa luan rol sporti në shëndetin mental të fëmijëve!
E pabesueshme kjo punë!

Kosova spaska sporte tjera përveç futbollit.
Sonte jo ma vonë të veproni!!

Stërvitjet duhen vazhduar qysh neser mos boni hajgare me afër 100 mijë të rinj!

Kemi dërguar si federatë protokolet tē punuara me zell e përkushtim për rifillimin e klubeve të xhudos por askush asnjë veprim konkret!

Marketing