Reagon edhe motra e Qerim Kelmendit – Këto janë fjalët prekëse të saj

Lushe Kelmendi, motra e të vrarit, Qerim Kelmendi nga Peja, ka thënë se Qerimi do të jetë me ta deri në përjetësi, edhe pse ia shkurtuan jetën, shkruan Insajderi.

Marketing

“Dashni, ta shkurtuan jetën, por ti nuk do të vdesësh. Ti do të jesh me ne deri në përjetësi”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Qerim Kelmendi dyshohet të jetë vrarë e më pas djegur në veturën e tij. Ai është vëllai i Ibrahim Kelmendit, ish-anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Ndryshe, në orët e mesnatës është vrarë Qerim Kelmendi.

Burimet e Insajderit, kanë bërë të ditur se Kelmendi është vrarë mbrëmë në fshatin Zahaq rreth mesnatës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, të cilët kanë dhënë detaje rreth gjetjes së trupit të pajetë të Kelmendit, shkruan Gazeta Insajderi.

“Me datën 27.02.2020 rreth orës 01:27, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com