Reagon Ibrahimovic: Në botën time nuk ka vend për racizëm

Ylli i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka reaguar pas përplasjes me ish bashkëlojtarin Romelu Lukaku.

Thuhet se dje në përballjen Inter – Milan, suedezi e ofendoi në bazë racore belgun gjatë një përleshje, transmeton lajmi.net.

Marketing

“Shko bëjë vodon tënde të m****, majmun i vogël”, thuhet se ishin fjalët e Ibrahimovicit.

Mirëpo, 39-vjeçari ka reaguar në Tëitter duke thënë se nuk di për racizëm dhe të gjithë janë të barabartë.“Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm. Jemi në të njëjtën garë, jemi të barabartë.

“Jemi të gjithë lojtarë, disa më të mirë se të tjetër”, shkroi ai.

Marketing