Reagon Manchester City pas dënimit nga UEFA

Manchester City ka reaguar menjëherë pas vendimit të UEFA-s për ta përjashtuar klubin anglez nga kompeticionet e UEFA-s për dy sezonet e ardhshme dhe për ta gjobitur me 30 milionë euro për shkak të shkeljeve serioze të rregullave financiare të UEFA-s.

Marketing

“Manchester City është i zhgënjyer, por jo i befasuar nga vendimi i sotëm i UEFA-s. Klubi ka kërkuar gjithmonë gjykimin nga një institucion i pavarur dhe të paanshëm”.

“Klubi do të kërkoj një gjykim të paanshëm sa më shpejt të jetë e mundur dhe, për rrjedhojë, do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit të Sportit në mundësinë e parë që do të ketë”.

Marketing