Reagon Napoli: S’e pranojmë humbjen në tavolinë ndaj Juventusit!

Juventus-Napoli nuk u luajt mbrëmë dhe u anulua zyrtarisht.

Marketing

Në teori, teknikisht, fitorja 3-0 në tavolinë do t’u jepet bardhezinjve, por Napoli nuk do ta pranojë këtë dhe do të apelojë.

Pas fjalëve të presidentit Agnelli, i cili kërkoi të respektohet protokolli, përgjigjja nga kampi tjetër erdhi prej Mattia Grassanit, avokat i Napolit.

Këto janë fjalët e tij për “Domenica Sportiva”, të cilat riafirmojnë pozicionin e njoftuar tashmë nga Aurelio De Laurentiis dje.

“Napoli nuk e udhëtoi sepse thjesht, ndryshe nga rastet e tjera dhe klubet e tjera, kur mbaroi stërvitjen të shtunën pasdite, mori një komunikim nga Departamenti i Parandalimit të ASL 1 dhe ASL 2. Në orën në 18:25, kur Napoli ishte duke dalë me autobus nga Castelvolturno, gati për të shkuar në aeroport, mbërriti edhe një dispozitë nga shefi i kabinetit të Rajonit të Campania, e cila e ndalonte udhëtimin. Napoli po përballej me një udhëkryq: ose të shkelte dy masa të njësisë vendore dhe një dispozitë të Guvernatorit të Rajonit Campania, ose të qëndronte në shtëpi për të respektuar ligjet e shtetit. Për të luajtur ndeshjen, Napoli do të duhej të shkelte një ligj shtetëror dhe të rrezikonte një padi penale”.

Avokati i Napolit, i cili në këtë rast flet në emër të të gjithë klubit, pastaj përsëriti me siguri se nuk do ta pranojnë humbjen 3-0 në tavolinë:

“3-0 në tavolinë duhet të verifikohet, sepse nuk mjafton të mos paraqitesh për t’u ndëshkuar me këtë rezultat. Në këtë rast ligji i shtetit mbizotëron mbi rregulloret sportive. Ne besojmë se do të procedohet me shtyrjen e ndeshjes në një kohë më vonë. Nëse vendoset për 3-0 në tavolinë, Napoli nuk do ta pranojë në asnjë mënyrë. Kjo dispozitë sportive do ta zhvlerësonte sjelljen plotësisht legjitime të anëtarëve të Lega Calcio, ndaj ne do t’i drejtohemi gjykatës së apelit sportiv dhe CON-it për të vërtetuar se një ndeshje futbolli nuk mund të vijë para shëndetit të qindra njerëzve”.

Kjo histori do të vazhdojë për disa ditë me siguri. Ndërkohë, do të pritet vendimi i gjyqtarit sportiv, pastaj Napoli do të lëvizë në përputhje me rrethanat.

Marketing