Reagon opozita greke për fjalimin e Micotakisit në Selanik

Një pjesë e partive opozitare greke kanë drejtuar kritika të ashpra deri te kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis për fjalimin e tij në hapjen e Panairit ndërkombëtarë në Selanik të shtunën mbrëma si në raport me qëndrimet për politikën ekonomike, ashtu edhe për Marrëveshjen e Prespës, njofton Koha.mk

Marketing

Nga SIRIZA thonë se Micotakis në praktikë e pranon nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Prespës, nga MERA25 komentojnë se “habit heshtja e kryeministrit grek”, ndërsa nga Zgjidhja greke se Qeveria e ka “dhënë emrin e shenjtë Maqedoni, shkupjanëve”.

“Z. Micotakis nga Selaniku, nga Panairi ndërkombëtar në Selanik në fjalim të gjerë prej rreth 7.000 fjalësh nuk gjeti asnjë fjalë të thotë për çështjen maqedonase, asnjë fjalë për Marrëveshjen e Prespës, ndërsa në periudhën e kaluar paraqitej si “maqedonomahos (luftëtar i Maqedonisë). Tani pas zgjedhjeve ka vendosur se Marrëveshja e Prespës megjithatë nuk është tradhtues siç thoshin para zgjedhjeve anëtarët e Demokracisë së Re, por është marrëveshje që duhet të respektohet pa lëshime si dhe siç thonë në letër që i dërgojnë deri te kolegët e tyre nga Maqedonia e Veriut, ka thënë zëdhënësi i SIRIZA-s, Aleksis Haricis në intervistën për Radio “Parapolitika”, duke komentuar fjalimin e Micotakisit të shtunën.

Nga MERA25, parti e ish ministrit të Financave të Greqisë, Janis Varufakis theksojnë se heshtja me të vërtetë habit nëse merret parasysh pasioni patriotik me të cilën Demokracia e Re para zgjedhjeve ishte në luftë gjithëpërfshirëse kundër marrëveshjes.

“Nëse kjo na tregon diçka është mu hipokrizia e kryeministrit nga njëra anë dhe instrumentalizimi i çështjes së ndjeshme për Greqinë Veriore nga ana tjetër me qëllim të vetëm fitore në zgjedhje”, thonë nga MERA25.

Nga partia Zgjidhja greke e orientuar si djathtiste thonë se “Z Micotakis, ju mund të realizoni kontaktet e juaja me të huajt, por shoqëria greke e kuptoi! “E dhatë Maqedoninë për kolltukun e kryeministrit”.

Marketing