Edhe pse nuk e ka fituar asnjërin nga dy çmimet për të cilët ishte nominuar nga UEFA për vitin 2018, ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ende ndihet i motivuar.

Të enjten, sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, dhe mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i fituan çmimet: Sulmuesit i Vitit dhe Lojtari i Vitit, respektivisht, duke e lënë kështu Salahun – njeriun që i shënoi 44 gola sezonin e kaluar – të kthehet duar thatë nga Mocano, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Salah, i cili konsiderohet të jetë shembull për t’u ndjekur nga ‘100 milionë egjiptianë’, është zotuar se do të vazhdojë të bëhet version më i mirë i vetes.

“Kur bën diçka për herë të parë, që askush nuk e ka bërë si egjiptian më herët, diçka madhështore, është diçka për të cilën duhet të jem krenar”, tha Salah.

“Janë 100 milionë egjiptianë që më marrin shembull mua. Kjo është diçka për të cilën duhet të krenohem”, shtoi ai.

“Nganjëherë e ndien presionin për shkak të kësaj, por në të njëjtën kohë të bën të punosh më fuqishëm dhe më mirë”, theksoi ai.