Real i shpenzon 300mln euro për 4 lojtarë, Hazard dhe Courtois i prijnë listës së dëshirave

Real Madridi është i gatshëm t’i shpenzojë 300 milionë euro në tregun e transferimeve gjatë kësaj vere dhe si rrjedhojë e ka përpiluar një listë prej katër futbollistëve që dëshiron t’i sjellë në “Bernabeu”.

Marketing

Listës së dëshirave të Real Madridit i prijnë dy yjet e Chelseat, anësori Eden Hazard dhe portieri Thibaut Courtois, sipas Don Balon.

Dyshja është synim afatgjatë i presidentit të Madridit, Florentino Perez, i cili po kërkon ta rindërtojë Realin pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit.

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, dhe qendërmbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, janë dy futbollistët tjerë që bëjnë pjesë në listën e dëshirave të trajnerit të ri Julen Lopetegui.

Marketing