Marcelo ishte lidhur me Juventusin më herët këtë verë, por fakti që Alex Sandro mbeti në Torino bllokoi një marrëveshje potenciale. Megjithatë, tani mbrojtësi i Real Madridit është kthyer në listën e dëshirave të Bianconerëve. Në fakt, një transferim mund të bëhet tashmë në janar, dhe jo verën e ardhshme, siç ishte raportuar. Marcelo nuk ka raporte shumë të mira me trajnerin e Realit, pasi u zëvendësua kundër Girona, para se ta dërgohej për të stërvitur me rezerva. Siç shkruan Tuttosport, Marcelo dëshiron të bashkohet me mikun e tij, Cristiano Ronaldo. Gjithashtu klubet mund të bëjnë një shkëmbim kokë më kokë, Alex Sandro me Marcelon, por gjithçka mbetet të shihet në janar.
LAJMET E FUNDIT
Shqipëri, 21 viktima dhe 780 raste të reja me koronavirus
Vijon te jetë i lartë numri i personave dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri.Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24...