Real Madrid dorëzohet në garën për Pogban

Real Madrid do të kërkojë alternativa tjera, duke hequr dorë nga Paul Pogba.

Marketing

‘Los Blancos’, kanë qenë prej kohësh të interesuar për mesfushorin francez, i cili gjithashtu pëlqehet shumë edhe nga trajneri Zinedine Zidane.

Por, siç raporton Marca, paga e kërkuar nga Pogba dhe çmimi që atij i ka vendosur Manchester United, janë të papërballueshme për Real Madrid.

Kriza e shkaktuar nga COVID-19, ka shkaktuar dëme edhe te Real Madrid, me ekipin që në tregun e transferimeve do të tregohet më i kujdesshëm.

Me largimin e Real Madrid nga gara, e ardhmja e Pogbas lidhet vetëm me Manchester United dhe Juventusin, ku një rikthim në Itali nuk është përjashtuar asnjëherë.