Real Madrid e ‘dridh’ PSG-në me këtë ofertë për Neymarin

Real Madrid po synon rikthimin e Neymar në La Liga.

Marketing

Eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve, skuadrës së PSG-së mund t’i kushtojë me humbjen e lojtarit më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Braziliani Neymar ka filluar të mendojë për ndryshimin e ambientit, dhe Real Madrid, është skuadra favorite për ta transferuar.

Sipas ‘Sport’, Real Madrid janë duke përgatitur një ofertë deri në 350 milionë euro për 26 vjeçarin brazilian.

Neymar në rast transferimi te Real Madrid, do të përfitonte një kontratë prej 45 milionë euro në sezon, më shumë se Lionel Messi.

Në Madrid besojmë se më lehtë mund të arrijnë te Neymar se sa te Kylian Mbappe, që nuk duket i gatshëm të largohet nga vendi i tij./Lajmi.net/

Marketing