Real Madrid e nis me fitore rifillimin e La Liga-së

Real Madrid e ka nisur me fitore rifillimin e La Liga-së.

Marketing

Los Blancos kanë mposhtur në ‘Alfredo Di Stefano’ Eibarin me rezultat 3:1.

Takimi u vendos në gjysmën e parë, ku vendasit realizuan tre gola.

Toni Kroos (4), Sergio Ramos (30’) dhe Marcelo (37’) vulosën fitoren e Realit.

Mysafirët krejt çka arritën të bënin ishte shënimi i golit të nderit me anë të Bigas (60’).

Skuadra e Zinedine Zidane mbetet në vendin e dytë me 59 pikë, dy më pak se Barcelona lidere. Eibar në pozitën e 16 tubon 27 pikë.

Marketing