Virusi korona,Real Madrid futet në karantinë

Ndeshja e Real Madrid kundër Manchester City javën e ardhshme pritet të shtyhet për shkak të koronavirusit.

Marketing

Klubi spanjoll ka kaluar në karantinë pasi një nga lojtarët në ekipin e tyre të basketbollit rezultoipozitiv me koronavirus.

Galaktikët i kanë kërkuar Uefa-s që të shtyjë lojën në Etihad.

Vendimi për të hyrë në karantinë erdhi në të njëjtën kohë kur La Liga njoftoi se do të pezullojë kamopionatin për të paktën 14 ditë.

Ende nuk ka pasur ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit mes futbollistëve të Madridit, por klubi mori vendimin për mbylljen e kompleksit stërvitor Valdebebas.

Lojtarët u dërguan në shtëpi, së bashku me të gjithë stafin që punojnë në Valdebebas, dhe qendra u mbyll plotësisht.

Familjarët e anëtarëve të stafit gjithashtu u kontaktuan dhe u thanë që të kthehen në shtëpi nga vendet e tyre të punës.