Real Madrid heq dorë nga Hazard, bën gati ofertën prej 215 milionë euro për një tjetër yll të Premierligës

Gjiganti spanjoll, Real Madridi thuhet se është kthyer kah anglezi Harry Kane, për të cilin po bënë gati një ofertë prej 215 milionë eurosh.

Marketing

Real Madridi është në kërkim të një zëvendësuesi për Cristiano Ronaldon, i cili para disa ditësh u transferua te Juventusi për një shifër prej 112 milionë eurosh.

Kështu, Mbretërit janë të etur për të gjetur një zëvendësues për yllin portugez para përfundimit të afati kalimtar veror.

Mbretërit kanë etiketuar disa emra, por kanë hasur në probleme në lidhje me nënshkrimin me Neymar, Kylian Mbappe dhe madje edhe Eden Hazard.

Sipas mediave spanjolle, fituesi aktual i Ligës së Kampionëve janë të gatshëm të kthehen kah objektivin i tyre fillestar – Harry Kane.

Mediat në Spanjë pretendojnë se Florentino Perez ka planifikuar të udhëtojë për në Londër javën e ardhshme.

Perez thuhet se do të ketë një takim me përfaqësuesit e Kane dhe janë të gatshëm të bëjnë ofertë prej 215 milionë eurosh për fituesin e Këpucës së Artë në Botërorin “Rusia 2018”.

Ndryshe, Kane është edhe i preferuari i tifozëve Los Blancos për të zëvendësuar Ronaldon, pasi ishte më i votuari në një sondazh të gazetës Marca.

Marketing