Real Madrid konfirmon mungesën e madhe për ndeshjen ndaj Valencia

Real Madrid ka konfirmuar një mungesë tejet të madhe para ndeshjes së sontme.

Marketing

‘Los Blancos’ bëjnë të ditur se në këtë ndeshje do të jenë pa shërbimet e 28 vjeçarit spanjoll, Isco Alarcon.

Isco ka pësuar një lëndim muskulor, i cili rrjedhimisht i pamundëson atij paraqitjen në ndeshjen që luhet sonte me fillim nga ora 22:00.

Mesfushori nuk u aktivizua fare në ndeshjen e kaluar të Real Madrid, ku ‘mbretëri’ shënuan fitore 3:1 kundër Eibar.

Mbetet të shihet se si do të rreshtohet sonte Zinedine Zidane, pa shërbimet e Isco Alarcon.

Marketing