Real Madrid e ka shfrytëzuar mjaft mirë barazimin e Barcelonës, duke u shkëputur dy pikë në krye të La Liga-s.

Los Blancos realizuan fitore minimale 0:1 përballë Espanyol.

Goli vendimtar i ndeshjes u shënua nga Casemiro (45’), pas një super asistimi të Karim Benzema.

Deri në fund nuk kishte ndryshim në rezultat, dhe tre pikë shkuan në Madrid.

Real Madrid tashmë mbetet në krye me 71 pikë, dy më shumë se Barca që ka 69, ndërsa Espanyol vështirë se do të mbijetojë pasi ka vetëm 24 pikë në pozitën e fundit.