Real Madrid në ndjekje të Sterling

Real Madrid është i interesuar për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Manchester City, Raheem Sterling.
Anglezit i kanë mbetur edhe dy vjet për të përfunduar kontratën e tij te ‘Qytetarët’ dhe deri më tani nuk është parë interesim për ta vazhduar atë.

Marketing

Më herët ai nuk pati përjashtuar mundësinë e një transferimi jashtë vendit, raporton ESPN.

“Definitivisht, do të ishte mirë të luajë jashtë vendit. Do të ishte një eksperiencë e mirë. Spanja është atraktive. Çdokund ku moti është i mirë”, pati deklaruar Sterling në dhjetor të vitit 2017.

23 vjeçari ka 150 paraqitje për klubin nga korriku i vitit 2015 kur u transferua nga Liverpool.

Marketing