Real Madrid ofron 116 milionë euro për Sanchon

Sipas ‘Daily Mail’, Borussia Dortmund tashmë ka filluar të kërkojë një zëvendësim të Jadon Sancho për verën e ardhshme.

Marketing

19 vjeçari anglez është një nga ylet e klubit gjerman, dhe bën pjesë në talentët më premtues që ka sot futbolli.

Raportohet se Real Madrid verën e ardhshme, do të tentojë transferimin e Sancho në Bernabeu.

Real Madrid do të ofrojë 116 milionë euro për 19 vjeçarin.

Me transferimin e Sanchos, i cilin është i ri në moshë dhe shumë i talentuar, Real Madrid do të formonte një treshe të frikshme në fazën e sulmit, kur dihet se në skuadër ka edhe Vinicius Junior dhe Rodrygo.

Marketing