Real Madrid publikon listën e të ftuarve, rikthehet Kroos

16:01 | 26 Prill 2021

Marketing

Real Madrid ka bërë të ditur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj Chelseas në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori Toni Kroos është rikthyer nga lëndimi, derisa ashtu siç konfirmoi Zinedine Zidane, mungesë mbetet Ferland Mendy, përcjellë lajmi.net.

Lista e plotë e Realit për ndeshjen ndaj Chelseas:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, Miguel

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Arribas, Blanco

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Vinicius, Mariano, Rodrygo

Ndeshja zhvillohet nesër në “Santiago Bernabeu” dhe nis në ora 21:00./Lajmi.net/