Real Madrid rrëmben kreun pas 100 ditëve në La Liga

Reali e ka mposhtur 1-0 Valladolidin për ta rrëmbyer kreun në La Liga, Los Blancos tani kanë 46 pikë, tri më shumë se Barcelona.

Marketing

Real Madridi ka vuajtur shumë në “Jose Zorrilla”, por në fund e ka mposhtur 1-0 Real Valladolidin për t’i rrëmbyer pikët e plota në kuadër të xhiros së 21 në La Liga.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi mbrojtësi, Nacho Fernandez, në minutën e 78’.

Los Blancos shfrytëzuan gabimin e Barcelonës dhe tani kanë shkuar të vetëm në krye të La Ligës me 46 pikë të grumbulluara, tri më shumë se rivali i përbetuar që të shtunën u mposhtë 2-0 nga Valencia.

Marketing