Real Madrid sytë kah Pochettino

Real Madrid do të synojë të marrë nënshkrimin e Mauricio Pochettino.

Marketing

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, është në listën e dëshirave të Real Madrid.

Presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez, ka identifikuar trajnerin e Spurs si të preferuarin e tij, shkruan ‘El Desmarque’.

Zidane ka gjetur vetën nën presion të madh pas një forme jokonsistente të Real Madrid në këtë fillim sezoni, kurse presioni është rritur edhe më shumë me humbjen nga Mallorca.

Pochettino gjithashtu gëzon presion të madh në Londrën Veriore, pasi Tottenham nuk gjen rrugën e fitores që nga humbja kundër Bayern.

Mbetet të shihet nëse rrugët e Pochettino dhe Real Madrid do të kryqëzohen gjatë merkatos së ardhshme