Real Madrid transferon për 80 milionë euro yllin e Napolit

Real Madrid ka filluar të tregohet skuadër serioze për transferimin e yllit të Napolit, Fabian Ruiz.
‘Los Blancos’ janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 80 milionë euro për mesfushorin spanjoll.

Marketing

Ruiz është shndërruar në një lider te skuadra e Napolit, dhe paraqitjet e tij nuk kanë mundur të mos vërehen nga gjigantët evropian.

23 vjeçari po pëlqehet nga trajneri Zinedine Zidane, për të sjellë freski në mesfushë, kur dihet mosha e Luka Modric dhe paralajmërimi i Toni Kroos, që ka thënë se pensionimi nga futbolli, nuk është edhe larg.
Ruiz te Napoli është transferuar në vitin 2018, nga Real Betis.

Marketing