Real Madrid vendos për largimin e yllit të madh

Gareth Bale do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Real Madrid pas hapjes së afatit kalimtar të verës.
‘Los Blancos’ kanë vendosur të largojnë uellsianin.

Marketing

AS bën të ditur se Real Madrid po synon të rikuperojë buxhet me largimin e Bale, që është në mesin e lojtarëve më të paguar në skuadër.

Bale gjithashtu nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane, duke mos u paraqitur në pjesën më të madhe të ndeshjeve.

E ardhmja e Bale pritet të jetë në Premierligë, ku kërkohet nga skuadra si Tottenham dhe Manchester United.