Real Madridi zbulon emrin e lojtarit që rezultoi pozitiv në analizat e Covid-19

Real Madridi para dy ditëve konfirmoi se ka një rast me koronavirus në skuadër.

Marketing

Kurse, sot (e hënë), Reali bëri të ditur se qendërmbrojtësi Eder Militao është lojtari i prekur nga Covid-19, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, e gjithë skuadra ka rezultuar negative në testimet e bëra në mëngjes dhe këtë e ka konfirmuar klubi spanjoll në komunikatë.

“Real Madrid njofton se lojtari ynë Eder Militao ka dal pozitiv në testet e Covid-19 të bëra të dielën. Të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit të parë së basku me punëtorët e klubin kanë ndal negativ. Është konfirmuar sërish se të gjithë përpos Militao kanë dal negativ në testet e bëra në mëngjes”, ka shkruar klubi në komunikatë.

Reali nesër është nikoqir i Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Marketing