Reali drejt titullit të La Liga-s

Real Madrid ka shënuar fitore të madhe dhe njëkohësisht të vështirë në luftën për titullin e La Liga-s.

Marketing

Mbretërit kanë mposhtur si mysafir Athletic Bilbaon me rezultat 0 me 1 në ndeshjen e xhiros së 34-të të kampionatit spanjoll.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Sergio Ramos në minutën e 73-të nga penalltia.

Me këtë fitore, “Los Blancos” mbeten në vendin e parë me 77 pikë, shtatë më shumë se Barca që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.