Reali fitoi titullin e 34-të, por sa tituj ka Barcelona?

Real Madrid me fitoren 2:1 kundër Villarreal në ‘Alfredo di Stefano’, kanë siguruar titullin e La Ligas për sezonin 2019/2020.

Marketing

Ky titull ishte i 34-ti në histori të Real Madridit, që mbetet skuadra më e suksesshme në Spanjë.

Los Blancos patën një fund sezon të jashtëzakonshëm pas rifillimit të futbollit, duke shënuar dhjetë fitore në po kaq ndeshje.

Me 34 tituj të fituar, Real Madrid rrit hendekun me Barcelonën, që kanë fituar 26 tituj në La Liga.

Pas tyre vjen Athletico Madrid me 10 tituj, ndërsa Bilbao ka fituar tetë tituj.

Në vendin e pestë është Valencia, që ka fituar 6 tituj të La Ligas.

Marketing