Reali fiton me vështirësi, Benzema heroi

Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë në ‘Santiago Bernabeu’.

Marketing

‘Los Blancos’ triumfuan me rezultat 3-2 ndaj Levantes, një ndeshje që mori kahje tjetër në pjesën e dytë.
Skuadra e Zinedine Zidane e nisi në mënyrën më të mirë 45 minutëshin e parë, duke shënuar tre gola me Karim Benzema (25’ 31’) dhe Casemiro (40’).

Por pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, me të huazuarin nga Real Madridi Boyrja Mayoral (49’) që ngushtoi fillimisht avantazhin.

Kurse për t’i dhënë ethe deri në fund tifozëve vendas u përkujdes Melero (75’) që vulosi rezultatin përfundimtar 3-2 dhe duke ia rikonfirmuar problemet e Realit në vijën mbrojtëse.

Në këtë ndeshje debutoi edhe ardhja më me bujë këtë verë Eden Hazard, i cili fatkeqësisht nuk la shenja.
Reali pas kësaj fitore merr përkohësisht vendin e dytë me 8 pikë.

Marketing