Reali konfirmon lëndimin e Carvajal

Real Madridi ka konfirmuar se mbrojtësi spanjoll, Daniel Carvajal ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Valencias.

 

Dani Carvajal është viktima e radhës nga lëndimet tek Real Madridi, spanjolli ishte i lënduar më herët dhe në ndeshjen e tij të rikthimit ndaj Valencias, ai u zëvendësua në minutën e (25′), transmeton lajmi.net.

Marketing

Edhe trajneri, Zinedine Zidane, shprehu brengosjen e tij për Carajal ku shprehu se është një lojtar i rëndësishëm për “Los Blancos”.

Tani edhe Real Madridi e ka konfirmuar lëndimin e tij përmes një komunikate zyrtare në uebfaqen e klubit.

“Pas testimeve të kryera në lojtarin tonë, Dani Carvajal nga stafi mjekësor i Real Madrid, ai u diagnostikua me një dëmtim të muskujve në kofshën e djathtë. Vlerësimet e mëtutjeshme për kohën e rikuperimit do të bëhen”, u tha në komunikatën e klubit./

Marketing