Reali kryen detyrën, bindshëm ndaj Osasunas

Real Madridi ka arritur të marrë një fitore në udhëtim te Osasuna me rezultat 1:4.

Marketing

Ishin vendasit ata të parët që befasuan me anë të U.Garcia (14’), para se Isco (33’) dhe Sergio Ramos (38’) të kompletonin shpejtë përmbysjen në 45 minutëshin e parë.

Los Blancos vazhduan të ruanin epërsinë e tyre, para se Lucas Vazquez (84’) dhe Luka Jovic (90+2′) të shënonin për rezultatin përfundimtar 1:4.

Pas kësaj fitore, Reali mbetet në vendin e parë me 52 pikë – gjashtë më shumë se Barcelona që luan sonte ndaj Betis.
Osasuna me 28 pikë mban vendin e 12.

Marketing