Reali në alarm, Mbappe largohet nga PSG-ja

Kylian Mbappe është një “prioritet” për Paris Saint-Germain, sipas drejtorit sportiv Leonardo, megjithëse braziliani nuk beson se është në ndonjë pozitë për t’i premtuar tifozëve të klubit se ylli i tyre i ri do të qëndrojë.

Marketing

E ardhmja e Mbappe me klubin ka qenë një debat i madh gjatë verës.

20-vjeçari hodhi benzinë në zjarr më herët gjatë verës me një pretendim se ai mund të kërkonte një “projekt të ri” dhe lidhjet me Real Madridin kanë qenë të vazhdueshme që nga ajo kohë, përcjell lajmi.net.

Leonardo ka pohuar se francezi është “shumë i rëndësishëm” për skuadrën duke thënë se Mbappe është kthyer në stërvitje me frymë të mirë.

“Nuk ka dyshim se ai është një prioritet për ne. Mbappe është këtu dhe është shumë i rëndësishëm për klubin, nuk ka dyshim për këtë”, tha ai për Le Parisien. “Kur stërvitja rifilloi të hënën, ai arriti me një qëndrim të madh – një buzëqeshje të madhe në fytyrë”.

“Si gjithmonë, ai është shumë karizmatik, tifozët e duan atë. Është e rëndësishme që të ketë një lojtar si ai në ekip – që është i ri dhe gjithmonë i lumtur dhe i qeshur”.